Ekzistojnë mijëra arsye pse duhet mbajtur një grevë solidarizuese dhe njëkohësisht të mendohet një ndryshim strategjik në rrugën drejt zerimit të rasteve me Corona Virus deri me datë 1 Maj. Pavarësisht nëse je infermiere në një spital të mbipopulluar, sanitare, operator në call center apo punonjës në fabrikë makinash, për të gjithë, ne solidaritet do të thotë të luftojmë pandeminë. Në 1 Maj, trego solidaritetin tënd duke përdorur hashtagun #MayDayMayDay dhe #ZeroCovid në rrjetet sociale, dhe nëse mundesh protesto në rrugë gjithashtu! Një listë me veprimtaritë e menduara nga grupet dhe sindikatat tona lokale gjendet më poshtë.
Sipas studimeve të reja, aty ku ka fabrika të shumta rastet me Covid janë gjithnjë në rritje. Pronarët refuzojnë t’i lënë punëtorët që kanë simptoma të pushojnë, duke pretenduar se thjesht janë ftohur. Masat e sigurisë nuk përdoren. Më të rrezikuarit nga pandemia janë emigrantët dhe refugjatët të cilët janë punëtorë esencialë – punëtorë pastrimi, punëtorë në postë dhe në industrinë e ushqimit. Ndërkohë, shumë njerëz me aftësi ndryshe kanë humbur punën ose kanë pësuar reduktim të orëve të punës pa kompensim.
Nga kudo kanë ardhur letra ku tregohet si më poshtë:
Unë punoj në një qendër për të moshuar, ku gjenden disa pacientë të infektuar. Kam një sëmundje e cila më bën pjesë të grupit me rrezikshmëri të lartë në rast infektimi, e përsëri jam i detyruar të punoj. Kush kujdeset për shëndetin tonë? Kush do kujdeset për ne, kur të mos mundemi më të kujdesemi për të tjerët?
Unë punoj në një kopsht ndërsa kujdesem edhe për partnerin tim të sëmurë në shtëpi. Kam shumë frikë ta sjell Corona në shtëpi nga puna. Edhe kur incidenca 7-ditore ishte mjaft e lartë, kujdesi urgjent ishte vazhdimisht pothuajse aq i plotë sa në kohë të rregullta.
Unë punoj si shpërndarës ushqimesh për një rrjet supermarketesh. Kompania na detyron t’i dorëzojmë ushqimet në dhomat / kuzhinat e përbashkëta. Shpesh shumë punonjës janë ulur atje tashmë, në dhoma shumë të vogla që nuk janë të ventiluara. Mbi 90% e klientëve tanë nuk mbajnë maska.
Në 1 Maj duhet ta tregojmë qartë: Nuk do shfrytëzohemi më pa kushte! Solidaritet do të thotë të luftojmë së bashku pandeminë. Një betejë që nuk ka si qëllim fundin e pandemisë nuk ka vlerë. Me rritjen e numrit të infektimeve, zvogëlohet mbrojtja që japin masat e sigurisë. Sa më shumë rrimë në mbyllje, aq më shumë rrezikohen të ardhurat tona. Edhe kur përfitojmë rritje rroge, nuk ka vlerë kur mushkëritë i kemi të dëmtuara. Të përpiqemi për një grevë të përgjithshme! Vaksinat dhe testet vetëm nuk do të na shpëtojnë! Le ta shtypim virusin me një strategji të bazuar në shkencë dhe të shpëtojmë jetë! Fundi i pandemisë është i mundur!
Ne mund të mos kemi kanale të mediave sociale me qindra mijëra ndjekës si disa aktorë * aktore – por nëse JU bashkoheni, mund të jemi akoma mijëra! Le të fitojmë vëmendjen e publikut në 1 maj: Tregoji botës pse na duhet solidariteti duke përdorur hashtagun #MayDayMayDay dhe #ZeroCovid në 1 Maj në rrjetet sociale!
Shembull postimi:
#MayDayMayDay Punoj në një fabrikë të kompanisë Volsvagen. Në turnin tim ka patur më shumë se 70 raste me të infektuar gjatë javës të fundit. Kolegët nuk ndihen mirë dhe kërkojnë teste, ndërsa pronari thotë “Pa merak, ke vetëm grip!”. Grevë solidariteti! #ZeroCovid
Tregohu kreativ – përdor foto dhe video ndani thirrjen tuaj të urgjencës! Nëse doni që ne ta ndajmë deklaratën tuaj në mënyrë anonime, ju gjithashtu mund ta dërgoni tek ne në vend që ta postoni vetë. Nëse mundesh, merre me vete protestën në rrugë! Në Frankfurt, Mynih, Berlin dhe Vienë, janë planifikuar protesta për 1 Maj, në bashkëpunim me sindikatat përkatëse. Gjithashtu, në kohë për 1 Maj, botohet dhe numri i dytë i gazetës tonë dhe është gati për shpërndarje!
Liste a gurpat qe marrin pjes:
Berlin | 11 Uhr, Hackescher Markt: „Gewerkschaften in die Offensive“ 17 Uhr, Hermannplatz: „Revolutionärer 1. Mai – Enteignungsblock“ |
Düsseldorf | 10:30 Uhr, DGB-Haus, Friedrich-Ebert-Str. 34–38: Demozug zum Rheinufer |
Essen | 30. April, 17 Uhr, Kundgebung am Rathaus-Platz |
Frankfurt am Main | 10:30 Uhr, DGB-Demontration. Ort: tba |
Hamburg | 14 Uhr, Kundgebung am Dammtor |
Köln | 17 Uhr, Wiener Platz, Demonstration „Für eine Zukunft ohne Krisen“ |
München |
10 Uhr, DGB-Haus, Schwanthalerstr. 64, Demonstration zum Königsplatz. Wandzeitungen zu Covid am Arbeitsplatz |
Siegen | 9 Uhr, Kornmarkt, von dort zur DGB Demonstration an der Siegbrücke, Bahnhofstraße |
Siegen | 11:15 Uhr, Infostand Bahnhofstraße höhe Engelsapotheke |
Wien | 12:00, Ottakring: Demonstration „MAYDAY – Wien“ |
Gjithashtu pyesni grupin tuaj lokal ZeroCovid për planet e tyre për 1 maj!